Sporti

Ten Hag: Jam i sigurt që tifozët janë shumë të zhgënjyer me ne

12/26/2023 09:24
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, flet në një konferencë shtypi përpara ndeshjes në shtëpi kundër Aston Villa në ‘Boxing Day’. Ndeshja në “Old Trafford” zhvillohet sot dhe fillon në orën 21:00.

“Jam i sigurt se tifozët janë shumë të zhgënjyer me ne dhe ne duhet t’i rregullojmë gjërat. Duhet të veprojmë ndryshe. Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që na kanë dhënë, edhe me pengesat që kemi pasur këtë sezon”, tha holandezi.

Trajneri i Manchester United ka komentuar problemet në qendër të mbrojtjes. Harry Maguire dhe Victor Lindelof janë ende jashtë. Raphael Varane pritet të rikthehet në aksion kundër Aston Villas.

Për kundërshtarët, Ten Haag tha: “Një ekip shumë i mirë në formë shumë të mirë. Nëse krijojmë mundësi për të shënuar, duhet t’i shfrytëzojmë nëse duam të fitojmë ndeshjen, sepse ndeshjet nuk mund të fitohen ndryshe.”

“Unë nuk jam i zhgënjyer me qëndrimin e ekipit. Sigurisht, ne e dimë se cili është standardi i Manchester United. Ne duhet të fitojmë si ekip dhe të gjithë duhet ta marrin këtë përgjegjësi,” përfundoi Erik ten Hag

/GazetaBlic Sport