Lajme

Arrestohen dy të mitur, u rrahën mes veti me thikë dhe boks hekuri

12/26/2023 09:18
nga:Sh R

Policia ka arrestuar dy të mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

“Slivovë, Prishtinë 25.12.2023-13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.