Lajme

Aksident i rëndë afër Plavës: Katër të vdekur, tre prej tyre shqiptarë

12/26/2023 08:30
nga:G B

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës.

Siç raportojnë mediat atje, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq.

M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.

Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Automjetet thuhet se janë përplasur kokë më kokë.

Lidhur me rastin kanë raportuar edhe portale shqiptare.

Aksidenti Mali i Zi