Lajme

Aksident i rëndë trafiku në afërsi të Plavës, ka të vdekur dhe të plagosur

12/26/2023 08:02
nga:G B

Mirza Mekuli ka nderruar jete sot në mbrëmje në Berane për shkak të lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Plavë (në Ekonomi).

Ai është viktima e katërt e këtij aksidenti që ndodhi vonë sot dhe tronditi vendlindjen tonë.

M.Haxhaj (26), bashkëshortja E.Haxhaj (20) dhe M.Cirikovic (26) kane ndërruar jetë në vend

Sonte në ora 19:35 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të Plavës (Brezovice- në Ekonomi). Jozyrtarisht kanë humbur jetën 3 persona: M. Haxhaj, …Haxhaj dhe N. Cirikoviq, ndërsa M. Mekuli është plagosur rëndë.

Bëhet fjalë për një përplasje ku janë përfshirë dy makina.

Zyrtarisht njoftohet se ishte një përplasje kokë më kokë. Komunikacioni në atë pjesë të rrugës është i ndërprerë.