Sporti

Icardi festoi Krishtlindjet me sy të mavijosur, Wanda Nara u solidarizua me të

12/26/2023 08:56
nga:Lorik J

Krishtlindjet e këtij viti ishin të dhimbshme për sulmuesin e Galatasaray, Mauro Icardi. Argjentinasi pësoi një mavijosje në sy gjatë derbit kundër Fenerbahces të dielën e kaluar, i cili përfundoi në barazim pa gola.

Sulmuesi ka postuar një foto në Instagram ku tregon se syri i tij nuk është në gjendje shumë të mirë. Interesant është fakti se gruaja e tij, Wanda Nara, u solidarizua me të dhe u grimua – duke bërë syrin e saj të mavijosur.

Shkak i këtij dëmtimi është se Mauro Icardi ka goditur shtyllën e majtë pasi është ankuar se është shtyrë nga një lojtar rival.

Ja postimi i Wanda Naras: