Lajme

Vlora Çitaku – Albin Kurtit: Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam sa janë të kënaqur qytetarët me ty

12/25/2023 22:25
nga:G C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas sondazheve të fundit ku krahas partive tjera, VV’ja doli me përqindje më të lartë, raporton GazetaBlic.

Çitaku ka kërkuar nga kryeministri të shkojnë në zgjedhje, nëse sipas saj, ai është i kënaqur me sondazhin.

“Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin. Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeversijen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë”, shkroi Çitaku.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, kjo është përqindja që do të merrte VV’ja

Sondazhi: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot – LVV do t’i kishte 53 deputetë, PDK e LDK nga 20