Emisioni “Debat Plus”, në RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.
Njëra nga pyetjet është se cilat nga grupet po e bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në këto grupe përfshiheshin analistët, bzneset, partitë politike, militantët e VV-së, shoqëria civile dhe grupet tjera.
Në këtë sondazh kryesojnë partitë politike me 52.9 për qind, analistët me 23.3 për qind, shoqëria civile me 14.5 për qind, militantët e VV-së me 4.9 për qind, grupet tjera me 2.6 për qind dhe bizneset me 1.9 për qind.


