Sporti

Grosso i shpall luftë Lyonit: I kërkon 2 milionë euro klubit si dëmshpërblim si pasojë e shkarkimit

12/25/2023 20:56
nga:Lorik J

Fabio Grosso nuk ka ndërmend t’i bëjë asnjë dhuratë Lyonit. Pas shkarkimit më 30 nëntor, italiani u zëvendësua nga Pierre Sage në pankinën e OL, por ai nuk u largua në marrëdhënie të mira me drejtuesit.

Siç raportohet nga Le Progres, Fabio Grosso është nën kontratë deri në qershor 2024 dhe e njëjta gjë vlen edhe për 4 anëtarë të stafit të tij, përkatësisht Raffele Longo, Francesco Vaccariello, Vittorio Carello dhe Mauro Carretta.

Ish-mbrojtësi i majtë, i cili gjithashtu fitoi një Botëror në karrierën e tij në vitin 2006 duke goditur penalltinë e fundit vendimtare në finale kundër Francës, është i vendosur të kërkojë kompensim për dëmin që beson se ka pësuar.

Rrjedhimisht, për ta hequr qafe njëherë e mirë, Lyon do të duhet të paguajë një shumë prej 1.5 deri në 2 milionë euro.

/GazetaBlic Sport