Lajme

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, kjo është përqindja që do të merrte VV’ja

12/25/2023 20:49
nga:G C

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik e të porositur nga RTV Dukagjini, del se 48.5% të qytetarëve të Kosovës janë pro partisë në pushtet, Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.

Ky sondazh u bë pa përfshirjen e mërgatës.

Kujtojmë se, për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.