Sporti

Palestra e klubit francez të basketbollit u dogj plotësisht: “Gjithçka u zhduk në tym”

12/25/2023 19:46
nga:Lorik J

Salla e klubit të basketbollit Gravelines në Francën veriore u dogj në ditën e Krishtlindjes, raportoi AFP.

“Nuk ka më sallë basketbolli, gjithçka u shemb”, tha presidenti i klubit Gravelines, Christian Devos.

“40 vjet jetë në sallën u zhdukën në tym”, shtoi ai.

I gjithë kompleksi sportiv, i cili përfshin pishinën, kafenenë dhe ndërtesat përreth, u dogj dhe më shumë se 60 zjarrfikës u mobilizuan për të shuar zjarrin që shkatërroi sallën me 3000 vende.

“Nëse do të kishim qenë në një periudhë me frekuentim të lartë në pishinë ose nëse do të kishte pasur stërvitje në sallën e basketbollit, do të ishte katastrofike”, nënvizoi Christian Devos.

“Por gjithçka ishte e mbyllur, nën mirëmbajtje. Dhe nuk kishte asnjë stërvitje për ekipin e basketbollit kur filloi zjarri,” shtoi ai.

/GazetaBlic Sport