Tek skuadra e FC Ballkanit do të ketë disa ndryshime në afatin kalimtar të janarit.
Siç merr vesh, GazetaBlic Sport, sulmuesi Yoan Marc-Olivier ka vendosur të largohet nga klubi i Ballkanit.
Olivier u transferua tek Ballkani nga skuadra e Malishevës në muajin janar të këtij viti, megjithatë aventura e tij tek klubi nga Theranda nuk shkoi siç duhet.
Ai pritet të jetë nga lojtarët e parë që do largohet nga ekipi i Ballkanit në këtë afat kalimtar.
/GazetaBlic Sport