Lajme

Gruaja e kryeministrit izraelit i kërkon Papës ndihmë për lirimin e pengjeve

12/24/2023 22:59
nga:G C

Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i dërgoi një letër Papa Françeskut të shtunën duke kërkuar ndihmën e tij për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Gaza.

“Shenjtëria juaj, ju kërkova ndërhyrjen tuaj personale në këtë çështje. Ju lutemi përdorni ndikimin tuaj për të kërkuar lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve pa vonesë”, thuhej në letër.

Ajo i kërkoi Papa Françeskut që t’i bëjë thirrje Kryqit të Kuq që të vizitojë pengjet në Gaza dhe t’u dërgojë ilaçe.

“Ndërhyrja juaj mund të anojë ekuilibrin dhe të shpëtojë jetë të çmuara”, shkruante gjithashtu në letër.

Ajo gjithashtu u dërgoi letra grave të 33 liderëve botërorë si pjesë e “përpjekjeve diplomatike” për lirimin e pengjeve.

Letra iu dërguan zonjës së parë amerikane Jill Biden dhe grave të liderëve të Britanisë së Madhe dhe Francës, sipas një deklarate nga zyra e Sara Netanyahu, raporton CNN.