Lajme

Xhelal Sveçla publikon foto me Dodë Gjergjin, Osmanin e Tërnavën: Urime Krishtlindja, begati, mbarësi e shëndet

12/24/2023 20:01
nga:G C

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar një foto me ipeshkvin Dodë Gjergjin, presidenten Vjosa Osmani, kreun e BIK, Naim Tërnava dhe të tjerë ka uruar Krishtlindjet, duke uruar begati, mbarësi e shëndet.

Postimi i tij:

Urime Krishtlindja, begati, mbarësi e shëndet

Të gjithë besimtarëve të krishterë kudo që ndodhen ju uroj Festën e Krishtlindjes.

Krishtlindjet lartësojnë thirrjen për solidaritet, sakrificë, bashkim pa dallim, paqe e dashuri mes njerëzve. Përpjekjet për drejtësi, barazi e mirëqenie për secilin nuk duhet të ndalim asnjëherë.

Me ftesë nga Ipeshkvia e Kosovës, sonte festuam Krishtlindjen bashkë me Ipeshkvin Dodë Gjergji në Katedralen Shën Nënë Tereza. Nga këtu, urojmë për të gjithë besimtarët begati, mbarësi e shëndet.

Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen!