Sporti

Duka: Potenciali është, rezultatet do të vinë edhe për Kombëtaren e Kosovës

12/24/2023 18:49
nga:G C

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në ceremoninë e “Laureatët 2023”, ka thënë se rezultat do vinë edhe për Kosovën.

Duka, mes tjerash përmendi suksesin e Ballkanit në arenën evropiane, duke uruar trajnerin Ilir Dajën dhe futbollistët.

“Rezultatet kanë qenë të suksesshme në Kosovë, ne jemi nderuar me Ballkanin, urime Ballkanit dhe trajnerit Ilir Daja urime futbollistëve”, tha Duka.

“Duke e dashur futbollin, jam i bindur se potenciali është, rezultatet do të vinë edhe për kombëtaren e Kosovës”.

“Urime Krishtlindjet, urime Vi i Ri, viti tjetër të jetë sa më i suksesshëm dhe të jemi sa më pranë futbollit, për ta çuar futbollin e Kosovës sa më lartë”.