Lajme

VV në garë për pushtet edhe në Maqedoninë e Veriut, i bashkohet opozitës shqiptare

12/24/2023 18:11
nga:G C

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës do të marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke iu bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare atje.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” tregoi që VV i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim

“Lëvizja VETËVENDOSJE i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim. Sot me datë 24.12.2023, në zemër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin “Skenderbeu”, Lidhja Evropiane për Ndryshim bëri hapjen e zyres së përbashkët të koalicionit. Në hapjen e shtabit morën pjesë kryetarët e tre partive Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike ku për herë të parë edhe zyrtarisht paraqitet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, me përfaqësuesin e saj, z. Bekim Qoku si pjesë e frontit opozitar, ku para të pranishmëve mbajtën edhe fjalë rasti”, shkroi Mexhiti.

Në këtë ngjarje, ai ka thënë se me inkuadrimin e partisë së Kurtit, ata do ta bëjnë “ndryshimin e shumëpritur” edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Më gëzon fakti që në këtë ditë të bukur, frontit tonë opozitar iu bashkangjit edhe Lëvizja VETËVENDOSJE, dhe pas ndryshimit në Kosovë dhe Luginë, bashkarisht do e sjellim ndryshimin e shumëpritur edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti.

Postimi i plotë: