Lajme

Kurti shkon te miqtë për Krishtlindje: Momenti kur kryeministri mbërrin në Oslo

12/24/2023 12:30
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që festën e Krishtlindjeve ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes.

Nacionale ka siguruar një video ku shihet kryeministri Kurti teksa del nga aeroplani pas arritjes në Oslo.

Në video Kurti shihet i buzëqeshur dhe teksa komunikon me shqiptarë të tjerë që ishin në aeroplan.

Udhëtimet e Kurtit në Norvegji janë më të shpeshta, pasi atje jeton edhe vajza e tij. Këtë e kishte konfirmuar edhe Kurti muaj më parë gjatë një konference për media.