Sporti

Arteta i lumtur me barazimin ndaj Liverpoolit

12/24/2023 10:36
nga:E K

Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit ka përfunduar pa fitues.

Përballja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Arsenlait, Mikel Arteta ka folur për barazimin.

“Një lojë e pabesueshme futbolli, një nga më intensivet që kam parë në 20 vjet në këtë ligë. Për shumë momente ishim në krye, në 20 minutat e fundit e donim më shumë, por barazimi është një rezultat i drejtë”, tha ai.

Me këtë barazim Arsenal mbetet në vendin e parë në Premier League me 40 pikë, kurse Liverpool është një pozitë më poshtë me një pikë më pak.