Lajme

Osmani uron për Krishtlindje: Është kohë reflektimi, t’ua shtrijmë dorën e mirësisë atyre që përballen me sfida

12/24/2023 10:14
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtilindjen, raporton Gazeta Blic.

Urimi i Presidentes Vjosa Osmani për Krishtlindje

Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.

Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje!

Gëzuar për shumë mot!