Sporti

Gjilani e Ballkani përballen në ndeshjen e fundit për këtë vit në Superligë

12/24/2023 09:18
nga:E K

Superliga e Kosovës do të përmbyllet për këtë vit me përballjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit.

Dy skuadrat përballen në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 12:00.

Aktualisht, Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, pesë më shumë se Llapi e Drita.

E suharekasit mund të rrisin diferencën e pikëve me një fitore eventuale të dielën.

Nga ana tjetër gjilanasit zënë vendin e tetë me 17 pikë.

Të dy skuadrat po kalojnë në një formë të dobët të rezultateve së fundmi dhe do të synojnë rikthimin tek fitoret.