Lajme

Shtatzëna në Vushtrri dyshohet se humbi binjakët ende pa lindur, si pasojë e goditjes nga vetura

12/24/2023 08:55
nga:G B

Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua shtatzënë në Vushtrri dyshohet se humbi binjakët ende pa lindur, si pasojë e goditjes nga një veturë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur të premten, kurse lidhur me rastin është arrestuar ngasësi i veturës.

“Me 23.12.2023  është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.