Lajme

Historia e fermerës nga Shqipëria që la punën në bankë për serën me mjedra

12/23/2023 22:09
nga:Sh R

Në Shqipëri fuqizimi ekonomik i grave vlerësohet si element kryesor i rritjes ekonomike dhe zbutjes së varfërisë. Një pjesmarrje më e lartë e tyre në biznes sjell tejkalimin e ndarjeve brenda shoqërisë dhe një jetë më të mirë për të gjithë. Gratë kryesisht në zonat rurale po shohin gjithnjë e më shumë mundësinë e angazhimit në bujqësi përmes investimeve. Manjola Hafizi është një prej tyre, e cila ka zgjedhur të kultivojë mjedra në sera, vetëm disa kilometrra larg Tiranës.

Për Zërin e Amerikës ajo rrëfen vështirësitë që ka hasur prej 8 vitesh por dhe suksesin e arritur.Në Shqipëri rreth 41 përqind e grave të punësuara, punojnë në sektorin e bujqësisë, i cili ka një ndikim me 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, dhe punëson gjysmën e fuqisë punëtore në vend. Ato menaxhojnë rreth 1/3 e ndërrmarjeve, ndërsa në sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrjes në peshkim dhe pyje, 17% janë pronare dhe administratore. Manjola Hafizi është një prej tyre, cila ka mbështetur punën e saj në kultivimin e mjedrës në sera, vetëm 20 km larg Tiranës, në afërsi të Prezës. 1.7 ha sera pas 8 vitesh punë të pandërprerë. Por si është ajo këtu. Bujqësia është një sektor që paraqet mjaft vështirësi të cilat shtohen akoma më shumë kur je grua. E mbështetur fillimisht nga fonde të Agjenisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, sot Manjola ja ka dalë ta shtojë me mbi dy herë sipërfaqen e serave.

“Në fillim kemi patur vështirësi, sepse nuk njihej fruti. Kishim shumë probleme me publicitetin derisa njerezit të bëheshin të vetëdijshëm se çfarë ishte mjedra. Sa herë kam thënë çfarë pata unë që i hyra kësaj pune. Njerëzit nuk më kuptonin. Por kisha mbështetës nga pas që nuk më lanë të kthehesha”- thotë Manjola Hafizi, fermere.Manjola ka kryer studimet e larta në degën menaxhim-biznes. Ajo ndodhet sot këtu, në mes të serave me mjedra dhe së fundi dhe me manaferra të zeza, pas një eksperince pune prej 7 vitesh në një bankë të nivelit të dytë.