Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga lista ‘Guxo’, Jeta Statovci ka komentuar veprimin e fundit të LDK-së lidhur me dërgimin e Fondit Sovran në Kushtetuese.
Statovci tutje tha se LDK e kishte votuar vetë një iniciativë të tillë në vitin 2020, kurse tani me “PDK-në, të marrë udhë tek Gjykata Kushtetuese, të cilën, po e konsiderojnë si zyrë ankesash për defetizmin e shterpësinë e ideve që i ka kapluar”.
Ajo shtoi se “Fondi Sovran e ruan pronësinë e aseteve strategjike të vendit per t’i kthyer në një të mirë publike, duke përmiresuar gjendjen e operimit te brendshem dhe duke u hapur ndaj kapitalit të ri. Ka shumë raste të vendeve të zhvilluara që kanë përdorur pikërisht fonde të ngjashme”.
Postimi i plotë:


