Sporti

Zyrtare: Osimhen rinovon kontratën me Napolin deri në vitin 2026

12/23/2023 15:50
nga:E K

Tashmë është zyrtare, Victor Osimhen ka rinovuar kontratën me klubin e Napolit, pjesë e të cilit do të jetë deri në vitin 2026.

Përmes rrjeteve sociale, Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis bën me dije se rinovimi me sulmuesin tashmë është “i kryer”.

Për sulmuesin është vendosur klauzolë lirimi që shkon në 130 milionë euro, ndërsa Osimhen do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon nga kontrata e re, nga 4.5 milionë euro që ka marrë deri në këto momente.