Lajme

Mustafa për 34 vjetorin e LDK-së: Sot Kosova shënon përvjetorin e demokracisë

12/23/2023 14:36
nga:Y I

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 34 vjetorit të themelimit të LDK-së ka thënë se sot Kosova shënon përvjetorin e demokracisë.

Mustafa u shpreh se më 23 dhjetor 1989 u vunë themelet e idesë për shtetin dhe shoqërinë demokratike.

“34 vite më parë, më 23 dhjetor 1989 u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar, Ibrahim Rugova. Në këtë ditë u vunë themelet e idesë për shtetin dhe shoqërinë demokratike, pluralizmin politik, ekonominë e tregut, orientimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë: