Lajme

Ngjarje e rëndë: 16-vjeçari masakron me dy thika babain e tij

12/23/2023 14:12
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kalyvia të Greqisë mbrëmjen e së premtes, teksa një 16-vjeçar i ka marrë jetën duke goditur me dy thika babain e tij 71 vjeçar.

Adoleshenti ka rrëfyer se është kthyer në shtëpinë ku jetonte me të atin rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa më herët kishte shkuar në qendër të Athinës me vëllain.

I akuzuari ka qenë duke pritur në hyrje të derës kryesore të shtëpisë me dy thika në duar dhe në momentin kur babai i tij është kthyer në banesë, e ka goditur disa herë në bark, gjoks, qafë dhe fytyrë.

71-vjeçari ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës , derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij i pajetë. Menjëherë pas krimit, 16-vjeçari ka kontaktuar në telefon me një shok të tij, si dhe nënën dhe vëllain e tij, duke i njoftuar për aktin që kishte kryer.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se 71-vjeçari kishte plagë të shumta në zgavrën e kraharorit, bark, syrin e majtë dhe veshin e majtë.

Hetuesit po përpiqen të bashkojnë copat e pazëllit të vrasjes brutale dhe besohet se abuzimi kronik që babi ka bërë ndaj 16-vjeçarit, nënës dhe vëllait të tij 19-vjeçar, ka shtyrë të miturin të kryeja aktin fatal.

/Ora News/