Sporti

Rey Manaj nuk ndalet, shënon golin e gjashtë në Turqi

12/23/2023 14:08
nga:E K

Rey Manaj nuk ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar i dhuroi Sivassporit fitoren 1-0 përballë Istanbulsporit të Ethemit, Rrocës dhe Loshajt.

Manaj realizoi golin vendimtar të takimit në minutën e 86’, i gjashti për të në Superligën e Turqisë.

26-vjeçari mori një pasim të gjatë nga shoku i skuadrës dhe marshoi drejt portës kundërshtarë. Duke dërguar topin në rrjetë.

Dhe duke i dhuruar Sivassporit një fitore me vlera, që e ngjit skuadrën turke përkohësisht në vendin e 10-të me 21 pikë.

Me golin e sotëm, Manaj është kthyer në goleadorin më të mirë të ekipit, duke parakaluar spanjollin Saiz.

VIDEO