Lajme

Kryeministri Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës

12/23/2023 12:35
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti ka thënë se një muaj para sulmit terrorist, i gjithë arsenali i armatimit ka qenë i vendosur në një kompani, që ishte vizituar më parë edhe nga presidenti serb.

“Arsenali që u përdorë në Banjskë, ka qenë i vendosur në një kompani e cila është në listën e sankisonuar të SHBA. Pronë e Milan Radoiçiq, dhe tani është drejtor një ish-kolonel i pensionuar serb, i cili ka marrë pjesë në luftërat në Bosnjë. Këtë kompani e kishte vizituar presidenti serb, Aleksandar Vuciq”, tha ai.

Kryeministri tha se Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij”

Konferencën e kryeministrit Kurti së bashku me ministrin Sveçla e ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”