Lajme

Guterres: Armëpushimi humanitar mënyra e vetme për të përmbushur nevojat e banorëve të Gazës

12/22/2023 20:25
nga:N K

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mbajtur një konferencë pas votimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai ka thënë se një armëpushim humanitar është “e vetmja mënyrë për të filluar përmbushjen e nevojave të njerëzve në Gaza dhe për t’i dhënë fund makthit të tyre të vazhdueshëm”, shkruan Sky News.

“Rezoluta e sotme e Këshillit të Sigurimit mund të ndihmojë që kjo të ndodhë më në fund, por shumë më tepër nevojiten menjëherë”, është shprehur ai.