Lajme

Mërgimtarët edhe këtë vit po përballen me pritje në kufi

12/22/2023 19:37
nga:Sh R

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka bërë që të shtohet fluksi i veturave në pikat kufitare.

Në pikën kufitare në Jarinjë kolonat e krijuar arrijnë deri 300-400 m, ndërsa në dalje 80 m, shkruan teve1.info

Një fluks të ngjashëm ka edhe pika kufitare tek Dheu i Bardhë 300 m, e për dalje 50 m.

Ndërsa, në Muçibabë 140 m e në Merdarë 50-60 m.