Lajme

Qorrolli: Procesi i Vetingut shumë shpejtë do të fillojë së jetësuari praktikisht

12/22/2023 18:15
nga:Sh R

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritë të gjelbër amadamentimit për procesin e Vetingut në sistemin prokurorial dhe gjyqësorë të Kosovës.

Ai tha se shumë shpejtë ministria e Drejtësisë do të fillojë të jetësuari këtë reformë, që sipas tij është substanciale për sistemin e drejtësisë.

“Sot, Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbërt amandamenteve kushtetuese për procesin e Vetingut në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës. Ministria e Drejtësisë shumë shpejtë do të fillon së jetësuari praktikisht këtë reforme substanciale për sistemin e drejtësisë në Republikën tonë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur ma amandamendet kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë.

6 me 2 kanë qenë votat për kërkesën e Konjufcës për konfirmimin nëse ato amendamente janë kushtetuese përmes së cilave propozohet kontroll kalimtar i integritetit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe të gjithë kryeprokurorëve, si dhe kandidatëve për këto pozita.

Postimi i plotë: