Sporti

Superliga Europiane, Liverpool del me qëndrim zyrtar

12/22/2023 14:35
nga:E K

Reagon edhe Liverpooli në lidhje me Superligën Europiane. The Reds kanë dalë kundër krijimit të kompeticionit më të ri për klube. Që mori dritën jeshile pas vendimit të Gjykata Europiane e Drejtësisë.

“Vendimi i djeshëm nga Gjykata Europiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpoolit për Superligën Europiane.

Përfshirja jonë në këtë projekt është ndërprerë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s (Shoqata e Klubeve Europiane).

Dhe do të vazhdojmë të marrim pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA”, theksohet në komunikatën zyrtare të një prej klubeve më të mëdha në planet.