Lajme

“Kosova në top 3 për zhvillim ekonomik”, Muharremi: Kjo është të krenohesh me injorancën tënde!

12/22/2023 14:05
nga:Y I

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me një grafikon të postuar nga faqja zyrtare e VV-së ku thuhet se “Kosova është në top 3 për zhvillimin ekonomik në Evropë”.

Muharremi ka thënë se kjo është të festosh dhe krenohesh me injorancën tëndë.

“Zyra e komunikimi të VV-së vazhdon me shpërfaqë mos dijën e saj. Sot ata kanë postuar një grafikon ku thuhet “Kosova në top 3 për zhvillim ekonomik në Evropë”. Pyetja është, e si është Gjermania dhe Europa? Gjermania ka rritje negative apo recesion -0.5% ndërsa mesatarja Evropiane është vetëm 1%. A mos janë Gjermanët budallë? A po vijnë Gjermanët në Kosovë me punu apo Kosovarët po shkojnë në Gjermani? E Kosova po na dilka thujase e para në Evropë? Mos është kjo ‘shumë e bukur për me qenë e vërtetë’?” shkruan Muharremi raporton Gazeta Blic.

Ai tutje shton se me u krenu me rritje ekonomike në kohë të inflacionit të lartë është sikurse me u krenuar me budallakinë dhe mosdijen tënde.

Reagimi i plotë: