Lajme

KE miraton ndihmën prej 118 milionë eurosh për të mbështetur Autoritetin Palestinez

12/22/2023 13:37
nga:N K

Komisioni Evropian tha të premten se kishte miratuar një paketë ndihme prej 118 milionë eurosh për të mbështetur Autoritetin Palestinez.

Komisioni tha se ndihma do të ndihmojë në pagimin e pagave dhe pensioneve të nëpunësve civilë në Bregun Perëndimor, ndihmat sociale për familjet në nevojë dhe pagesën për referimet mjekësore në spitalet e Jerusalemit Lindor, raporton Guardian