Sporti

Ekskluzive: UEFA ndanë mbi 1 milionë euro nga fondi i solidaritetit për klubet kosovare

12/21/2023 10:41
nga:Lorik J

Milionat nga UEFA janë ndihmë e madhe për futbollin e Kosovës.

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA çdo vit ndan fondin e solidaritetit për skuadrat e Federatave të saj. Këto para dhurohen vetëm për klubet që nuk kanë siguruar pjesëmarrjen në grupe të një gare të UEFA’s.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se UEFA për këtë vit do të ndajë mbi 1 milionë euro për klubet e Kosovës. Më saktësisht, klubet kosovare do të fitojnë 1,082,000 euro.

Këto të holla, UEFA ia transmeton Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa më pas FFK menjëherë duhet t’ia dhurojë klubet kosovare.

Por, këto para nuk mund të shpenzohen për të paguar borxhet ndaj futbollistëve, apo forma të tilla – por vetëm për të ndihmuar akademitë e klubeve përkatëse që do të marrin pra paratë nga Fondi i Solidaritetit të UEFA’s.

Këto para, klubet kosovare duhet t’i marrin në janar të vitit 2024.

/GazetaBlic Sport