Sporti

Tuchel: Jemi duke punuar për transferime të reja

12/21/2023 09:52
nga:E K

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur për merkaton e transferimeve të janarit.

Gjermani u shpreh se skuadra po punon për transferime të reja që do ta përforconin ekipin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne jemi duke punuar për nënshkrime të reja. Shpresojmë se do ta përmirësojmë skuadrën në dimër”.

“Nuk do të jetë e lehtë sepse dritarja e janarit është gjithmonë më e vështirë se vera. Por në të njëjtën kohë do t’i besojmë cilësisë që kemi”.

/GazetaBlic Sport/