Në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili gjithashtu tha se kjo ordinancë gjendet në katin e parë të objektit.
“Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët pa dallim po vazhdon. I përgëzoj stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët”, shkroi kryetari në Facebook.


