Lajme

Arrestohet personi i cili sulmoi me shufër metalike një tjetër në Ferizaj

12/20/2023 15:00
nga:N K

Një i dyshuar 42-vjeçar me inicialet A.F. është arrestuar nga policia dhe më pas është ndaluar për 48 orë për shkak se mbrëmë në rrugën ‘’Nikë Prela’’ në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar me shufër metalike një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Organet e rendit bëjnë të ditur se arrestimi i të dyshuarit u bë vetëm një orë pas sulmit. Ndërsa i lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.