Sporti

Drita fiton derbin e madh ndaj Ballkanit, i afrohet kreut

12/20/2023 14:55
nga:L J

Drita ka fituar derbin ndaj Ballkanit në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka fituar ndaj Ballkanit me rezultatin 2-1, duke arkëtuar tre pikë tejet me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani ishte në avantazh me rezultatin 0-1, pas golit të Bajram Jashanicës në minutën e pestë.

Megjithatë, FC Drita reagoi shpejtë dhe riktheu rezultatin në favor në pjesën e parë.

Blendi Baftiu barazoi rezultatin në minutën e 27’të, pasi realizoi me kokë – kurse Blerim Krasniqi me një eurogol vulosi fitoren e ‘Intelektualëve’.

Drita tani ka 34 pikë në vendin e dytë, kurse Ballkani ndodhet në vendin e parë me 39 pikë.

/GazetaBlic Sport