Sporti

Të premten, Kovacic mund të arrijë atë që nuk e ka bërë asnjë futbollist tjetër në histori

12/20/2023 09:31
nga:Lorik J

Kampioni aktual i Evropës, Manchester City do të luajë kundër ekipit brazilian, Fluminense në Arabinë Saudite të premten për titullin e kampionit të botës për klube. Klubi anglez ka mposhtur dje në gjysmëfinale ekipin japonez, Urawa me rezultat 3:0.

Mateo Kovacic ka shënuar gol dje për 2:0. Ky është goli i parë i 29-vjeçarit të kombëtares kroate për Cityn, klub të cilit iu bashkua gjysmë viti më parë nga Chelsea për 30 milionë euro. Këtë sezon, ai luajti 19 ndeshje dhe grumbulloi 1230 minuta të kaluara në fushë.

Të premten, Kovacic do të ketë mundësinë të arrijë atë që asnjë futbollist në histori nuk e ka bërë – të bëhet kampion bote për klube me tre klube të ndryshme pasi e fitoi atë titull me Real dhe Chelsea. Deri më tani, ai e ndante atë rekord me lojtarë si Cristiano Ronaldo (kampion me United dhe Real), Toni Kroos (Bayern dhe Real), David Alaba (Bayern dhe Real) dhe Antonio Rudiger (Chelsea dhe Real).

/GazetaBlic Sport