Lajme

Detaje nga Policia: Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin në Podujevë

12/19/2023 23:00
nga:G B

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në aksidentin në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Qëndresa” në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, tha ai.

Borovci shtoi se “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”./Gazeta Blic/


Aksident i rëndë në Llapashticë të Podujevës, një i vdekur dhe një i lënduar