Lajme

Aksident i rëndë në Llapashticë të Podujevës, një i vdekur dhe një i lënduar

12/19/2023 22:31
nga:G B

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar Arben Beqiri, shefi i Emergjencës në Podujevë.

“Po, janë një i vdekur dhe një i lënduar rëndë”, tha ai.

Beqiri shtoi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Ndërsa, Policia nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e Gazeta Blic lidhur me rastin.

/Gazeta Blic/