Lajme

“Opozita e ka pritur 8 orë Listën Serbe për koalicion, nuk e priti presidenten disa minuta për takim”

12/19/2023 22:27
nga:G B

Ka dështuar sot takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit kishte shkuar për takimin, por sipas AAK-së, presidentja ende ishte në takim me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nuk e respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo për takim me Haradinajn, duke bërë që ky i fundit të largohej pa u takuar me të.

Nga ana tjetër, nga Presidenca thanë se Haradinaj nuk priti derisa u njoftua presidentja se ai ka ardhur dhe takimi dështoi për shkaqe protokollare.

Lidhur me këtë ka komentuar analisti politik, Gazmir Raci.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic thotë se AAK nuk e ka pritur disa minuta presidenten për takim, ndërsa e ka pritur 8 orë Listën Serbe për koalicion.

“8 orë e kanë pritur Listën Serbe për koalicion dhe nuk kanë mundur ta presin Presidenten e Kosovës për disa minuta”, thotë ai.

Ndryshe, as PDK nuk është takuar me presidenten Osmani, derisa këtë takim nuk e ka konsideruar të arsyeshëm të mbahet lideri i partisë, Memli Krasniqi./Gazeta Blic/

“Osmani ishte në takim me Abdixhikun, nuk e respektoi orarin”/ AAK tregon nëse mund të ketë takim tjetër të Haradinajt me presidenten

Presidenca: Haradinaj nuk priti, takimi me Osmanin nuk u mbajt për shkaqe protokollare

Haradinaj shkoi deri në Presidencë por nuk u takua me Osmanin: Presidentja nuk respektoi orarin që e kishte caktuar vetë