Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka komentuar akuzat e VV-së ndaj opozitës, se pse po i dërgon ligjet në Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është njësoj sikur hajni ta akuzojë policin që po e arreston në flagrancë gjatë grabitjes në bankë.
Ai ka pyetur se pse Komisioni i Venecias po ua rrëzon çdo iniciative ligjore qe po e dërgoni?
Postimi i tij i plotë:
LVV akuzon opoziten pse po i dergon ligjet ne Kushtetuese.
Kjo i bjen njejte si: Hajni akuzon policin qe e arrestoj ne flagrance gjate grabitjes se bankes.
Po Komisioni i Venecias pse po ua rrëzon çdo iniciative ligjore qe po e dergoni? Me siguri edhe Komisioni i Venecias eshte i kapur nga opozita dhe grupet e interesit.


