Newcastle United nënshkroi Lewis Hall nga Chelsea në verë dhe mund të kthehet për një tjetër nga lojtarët e tyre.
Newcastle mund të jetë një “kërkues surprizë” për merkaton e janarit në lidhje me shërbimet e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
22-vjeçari aktualisht është sulmuesi i dytë pas Nicolas Jackson, por ekziston mundësia që ai të bëhet një sulmues i tretë, me Victor Osimhen që mund të transferohet në ‘Stamford Bridge’.
Reprezentuesi shqiptar ka bërë vetëm tre starte në Premier League këtë sezon, megjithëse i është dashur të humbasë disa ndeshje për shkak të lëndimit.
/GazetaBlic Sport/