Sporti

Sancho pritet të transferohet tek skuadra e njohur në Bundesliga

12/19/2023 17:18
nga:Mergim Rreci

Jadon Sancho thuhet se i është ofruar një rrugë e re e largimit nga Manchester United.

Fillimisht ishte raportuar se Barcelona dhe Borussia Dortmund janë të interesuara për shërbimet e tij, por që duket se palët tashmë janë larg një transferimi të tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas Bild, RB Leipzig ka shprehur interes dhe po shqyrton një lëvizje në janar për anësorin e djathtë. Sancho mund të transferohet tek skuadra gjermane, por që negociatat nuk pritet të jenë të lehta.

Anglezi është pjesë e polemikave të mëdha me trajnerin Erik ten Hag, i cili ka deklaruar se nuk e sheh më pjesë të planeve të tij.

/GazetaBlic Sport/