Basketbollisti Jan Palokaj ka bërë bërë një shënim fantastik nga koshi në kosh, në sfidën që Golden Eagle Ylli e zhvilloi ndaj Proton Cable Prizrenit, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Palokaj, realizimin e bëri në sekondat e fundit të çerekut të tretë, duke e rritur epërsinë e Yllit në gjashtë pikë.
Përndryshe, Ylli fitoi sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 71:92 (22:29, 24:20, 17:20, 8:23), në javën e 13-të të Prince Caffe Superligës, ndeshje që u vendos në dhjetë minutat e fundit.