Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka marrë nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ai tha se aksioni ka nisur sot në orën 12:00.
“Sot rreth orës 12:00 kemi asistuar AKP-në në marrjen nën menaxhim të kompleksit hotelier Rajska Banja. Nuk ka ndonjë problem”, tha Elshani për Gazeta Blic.


