Sporti

Inter Miami do të luajë një ndeshje miqësore kundër ekipit të parë të Messit

12/19/2023 14:25
nga:Lorik J

Lionel Messi do të përballet me ish-klubin e tij Newell’s Old Boys pasi Inter Miami konfirmoi një miqësore me skuadrën argjentinase më 15 shkurt.

Para se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2000, Messi kaloi gjashtë vjet në sistemin e të rinjve të Newell’s Old Boys – duke shënuar 234 gola.

Messi është një tifoz prej kohësh i ekipit argjentinas pasi Newell’s Old Boys është një ekip nga vendlindja e tij, Rosario.

Trajneri i Inter Miamit, Gerardo Martino gjithashtu ka një marrëdhënie të ngushtë me Newells. Ai gjithashtu ka drejtuar skuadrën gjatë sezonit 2012-2013.

/GazetaBlic Sport