Sporti

Hidhet shorti i Conference League, këto janë çiftet

12/18/2023 14:29
nga:Lorik J

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Conference League, me goglat rezervuan përballje interesante teksa spikasin ato mes Real Betis-Dinamo Zagreb apo edhe Olympiacos-Ferencvaros. Për t’u theksuar ndeshja e Legias së Varshavës aty ku aktivizohet lojtari i kombëtares, Ernest Muçi. Polakët do të përballen në fazën me eliminim direkt me norvegjezët e Molde dhe kanë shanse reale për të kaluar më tej.

Kujtojmë se pjesë e shortit ishin vetëm skuadrat që erdhën nga Europa League dhe vendet e dyta të grupeve ndërsa vendet e para do të futen në garë në raundit e 1/8-tave.

Shorti i Conference League:

Sturm Graz-Slovan Bratislava

Servette-Ludogorets

Union St. Gilloise-Eintracht Frankfurt

Real Betis-Dinamo Zagreb

Olympiacos-Ferencvaros

Ajax-Bodo/Glimt

Molde-Legia Varshavës

Maccabi Haifa-Gent