Lajme

Çitaku: Kontributi i vetëm i Kurtit për liberalizim të vizave është veç gazi lotsjellës në Kuvend

12/18/2023 13:31
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se liberalizimi i vizave është lajm i mirë për Kosovën, raporton GazetaBlic.

Çitaku tutje thotë se VV’ja nuk ka kurrfarë kontributi për këtë çështje, teksa përmend gazin lotsjellës në Kuvend.

Ajo foli edhe për deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti ku tha se sukseset e kësaj qeverie, vendet e tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr.

Shkrimi i plotë:

Së pari, është lajm i mirë ndonse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Së dyti, kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, e cila na vonoi me vite.

Sa për freskim të kujtesës, LVV as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar.

E sa për sukseset të cilat vendet tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr, më së miri flasin konkluzat e B.E; aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat mbetet i patrajtuar, dhe saksionet vazhdojnë.